Instituti i Mjekësisë Ligjore të premten e javës së kaluar ka dorëzuar raportin e autopsisë ku tregohen gjetjet dhe shkaqet e vdekjes së dizajnerit Festim Isufi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në një prononcim për Arbresh.info është deklaruar rreth këtij rasti.
“Nuk kam marrë informacione nga prokurorja përgjegjëse, kur ta marr informacionin do ju lajmëroj”, u shpreh zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 9 maj në “Rrugën B” të Prishtinës, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, ndërsa gruaja e tij u gjet e plagosur nga therja me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se 34-vjeçari ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ditë më parë ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast.
Në njoftimin zyrtar thuhet se është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal për “Hetim mbi vdekjen”, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Motivet dhe detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mjekësia Ligjore: Ende nuk ka përfunduar raporti për rastin e Festim Isufit
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...