Kryeministri i Maltës Robert Abela njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se njoftimi erdhi gjatë një ngjarjeje politike në të cilën Abela ngriti çështjet lokale dhe globale, me një fokus të veçantë në krizën humanitare në Gaza, shkruan AA, përcjell Telegrafi.
“Ne nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj tragjedie njerëzore që po përkeqësohet çdo ditë”, tha Abela.
Ai shtoi se masa është një përgjegjësi morale dhe se Palestina do të njihet pas një konference më 20 qershor.
Ndryshe, kryeministri u shpreh i tronditur nga vdekja tragjike e nëntë fëmijëve të pediatres palestineze Dr. Alaa Al-Najjar, kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e tyre në Khan Younis, duke plagosur rëndë burrin e saj doktor dhe duke lënë vetëm një nga fëmijët e tyre gjallë.
Malta është gati të mirëpresë Al-Najjar dhe familjen e saj në vend.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...