Një person është arrestuar në Shtime për vjedhjen e një automjeti të tipit Renault, i cili ishte i parkuar para shtëpisë së pronarit në rrugën “De Rada”.
Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 06:30, ndërsa policia u njoftua në orën 08:00.
Pas hetimeve intensive, njësia e hetimeve, me autorizim të prokurorit, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, Sh. Ll., 25 vjeç, rreth orës 11:30 të njëjtën ditë.
Automjeti iu është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime.
“Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit. Pas raportimit, njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...