Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit për heqjen graduale të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ajo ka ngritur pyetjen nëse BE-ja po fillon t’i vendosë sanksione Serbisë për vizitën e presidentit Vuçiq në Moskë, e cila shkon në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së.
Tahiri thekson se derisa Bashkimi Evropian vazhdon të veprojë me dy standarde, nuk mund të pritet as përfundimi i dialogut në Bruksel
“BE ka nisur t’ia heq sanksionet gradualisht Kosovës – por a ka filluar t’i vejë sanksione Serbisë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë në kundërshtim me politikat e jashtme të BE-së. Derisa vepron me dy standarde BE, nuk mund të presim as përfundimin e Dialogut të Brukselit dhe as një paqe dhe siguri stabile në Ballkan”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...
Greva dyorëshe: Kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve dhe garant...
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante