Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për ngërçin në Kuvend të Kosovës. Madje ajo ka thënë se nuk mund ta kuptojë se “çfarë do opozita”.
Të premten, Kuvendi do të mblidhet për herën e 20-të në përpjekje për konstituim të legjislaturës së nëntë. Konstituimi konsiderohet i mbyllur kur të votohet kryeparlamentari. Haxhiu në votimet e para nuk mori më shumë se 57 vota, ndërsa ka disa seanca qëkur VV-ja ka provuar të bëhet votim i fshehtë, por kjo kërkesë s’po merr mbështetjen e partive të tjera.
Nga opozita kanë thënë se nuk e shohin emrin e Haxhiut si të duhur për kryeparlamentare, ndërsa sipas deputetes së zgjedhur ndryshimi i fjalëve nga opozita tregon “tendencë për të bllokuar konstituimin”.
“Gjithçka që është varur nga ne, ne e kemi bërë. Vota për nuk është bllokuese, por jemi në situatë të tillë ku Kuvendi s’është konstituuar sepse opozita në vazhdimësi ka deklarime të ndryshme. S’e kam shumë të qartë se cila është kërkesa reale e opozitës. Fillimisht kanë thënë se nuk e duam Albulena Haxhiun. LDK-ja as Albulenën as 47 deputetët tjerë. Ka pasur deputetë të saj që kanë thënë jo Albulenën por dikë tjetër. AAK-ja ka propozuar emra të përveçëm e PDK-ja fillimisht jo Albulenën e tash asnjë nga kabineti qeveritar. Duket se ka një tendencë për të bllokuar konstituimin për të mundësuar Qeverinë Kurti 3. Jemi të brengosur me mungesën e përgjegjësisë që po ndodh për momentin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së të enjten.
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...