Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipërisë, me ftesë të homologut të tij, Gjenerallejtënant Arben Kingjit.
Të dy Gjeneralët folën për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit nis mes të dy forcave të armatosura, në interes të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.
“Në kuadër të vizitës zyrtare Gjeneral Jashari takoi edhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë z. Pirro Vengu. Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e Mbrojtjes (MM), Ministri Vengu e njoftoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe sfidat e MM dhe FARSH dhe rolin e saj në kuadër të aleancës së NATO-së”.
“Ndërsa në anën tjetër, Gjeneral Jashari e përgëzoi Ministrin Vengu për të arriturat e MM-së dhe FARSH dhe vlerësoi lartë mbështetjen e ofruar në zhvillimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se Jashari ka zhvilluar vizitë zyrtare edhe në Bazën Ajrore në Kuçovë, ku është njoftuar me investimet dhe modernizimin e kësaj baze ajrore.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...