Gjatë datës 20.05.2025 në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast vjedhjeje nga personi N. S.
Ai kishte pretenduar se më 18.05.2025, në ambientet e Xhamisë së qytetit në Kaçanik, nga portofoli i tij i ishin vjedhur 400 euro.
Liddhur me këtë njësia e hetimeve nën autorizim të prokurorit të shtetit ka nisur hetimet dhe më 22.05.2025, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin, ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja.
Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje.
Në konsultim me prokurorin e rastit, u vendos që ankuesi të intervistohej si i dyshuar dhe ndaj tij u iniciua procedurë penale për veprën “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...