Pas videove dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale lidhur me mosfunksionimin e numrave emergjentë të Kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim zyrtar për qytetarët.
Komuna reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info
Në reagimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca thuhet se numrat pa pagesë 0800 122 33 dhe 0800 122 44, që u përmendën në video, i përkasin Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit, dhe jo Drejtorisë së Inspeksionit, siç është aluduar gabimisht.
Sipas njoftimit, për një periudhë rreth një orëshe, të dy numrat ishin jashtë funksioni për shkak të një prishjeje teknike nga ana e PTK-së, që tashmë është adresuar.
“Ndërprerja nuk ka qenë e qëllimshme dhe nuk ka pasur asnjë synim për të shmangur komunikimin apo raportimin e rasteve nga qytetarët,” thuhet në njoftim.
Po ashtu, Drejtoria bën të ditur se në rastet kur qytetarët nuk arrijnë të lidhen me operatorët kujdestarë, kjo ndodh për shkak të ngarkesës së madhe me thirrje, pasi Qendra funksionon 24 orë në ditë.
“Çdo ankesë apo rast i raportuar pranohet dhe përcillet tek drejtoritë përkatëse për trajtim,” thuhet në fund të sqarimit./Arbresh.info
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...