Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar.
“Prej 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb – një përpjekje për zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik”, shkruan Haradinaj.
Ai ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan pa mëshirë burra, gra, pleq e fëmijë. “Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ’22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012”, theksoi ai.
“Shteti serb vazhdon të mohojë të vërtetën dhe të refuzojë përgjegjësinë për krimet e luftës, ndërsa Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi”, ka shtuar Haradinaj./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...