Një grua është sulmuar fizikisht në Prishtinë nga dy gra të tjera të cilat kishin vendosur maska në fytyrë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarat kanë incizuar sulmin e më pas e kanë publikuar në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin njëra e dyshuar është identifikuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 21.05.2025, 07:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajza me maska në fytyrë e kishin sulmuar fizikisht dhe këtë sulm e kishin inçizuar dhe më pas i kanë postuar në rrjete sociale. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar njëra nga të dyshuarat femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...