Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka tendencë të nënshtrojë këdo.
“Kjo është një fakt që dihet publiksiht nuk sheh të barabartë seh vetëm të nënshtruar para tij.”, tha ai.
Ai përmendi se LDK është shprehur kundër një koalicioni me LVV-në . Derisa sa i përket një koalicioni të mundshëm më opozitën e mandatit të kaluar.
“Kemi thënë se nësë ajo (LVV) do të dështojë , LDK nuk është për të bllokuar proceset, por kemi kërkuar që bashkëpunimi të ndërtohet në dy shtylla, kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK, jo për egon por për të pasur mundësinë që të zbatojë programin me të cilin garuar, dhe shtylla e dytë që të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin, nuk qëndron fakti që LDK nuk është as-as , LDK është që me LVV-në të mos kemi koalicion, ndërsa me partitë tjerë nëse arrijmë që këto dy shtylla pastaj ofrohet mundësia që të disktuojmë për themelimin e qeverisë së radhës, nëse nuk arrin askush atëhërë Kushtettua na jep zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet e radhës”, tha ai në RTV21
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...