Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore. Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.
Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.
Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.
Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre – një sinjal i qartë regresi.
Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.
Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.
Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi./euronews.al
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...