Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, në një takim njohës.
Haradinaj i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit Antonini dhe i ka uruar sukses në detyrën e tij diplomatike, duke e falënderuar për mbështetjen e çmuar dhe të vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.
“Duke i uruar z. Antonini mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Theksova se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai./Arbresh.info
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...