Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.
Haradinaj ka theksuar se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.
“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.
“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...