Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Motoçikleta 2025”.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe janë konfiskuar 5 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut, shkruan Arbresh.info.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, vijon tutje njoftimi./Arbresh.info/

“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...