Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një varkë e madhe stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City.
Kryebashkiaku i qytetit, Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes, njofton BBC.
Pamjet tregojnë direkët gjigantë të anijes Cuauhtémoc duke prerë urën ndërsa anija po kalonte nën strukturën e famshme të shtunën në mbrëmje.
Pjesë të direkëve thuhet se kanë rënë mbi kuvertë. Lëndimet u pësuan sepse disa anëtarë të ekuipazhit po qëndronin mbi direk në kohën e përplasjes, thanë autoritetet.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër