Procesi i numërimit të votave të diasporës në Shqipëri po shoqërohet me tensione dhe kontestime.
Një tension ndodhi në tryezën për votat e diasporës nga Qarku i Gjirokastrës.
Lëvizja Bashkë kontestoi se numëruesit po i kalonin shumë shpejtë fletët e votimit, duke e bërë shumë të vështirë vëzhgimin e votave.
“Po bëj një kontestim ligjor. Ajo që ndodhi këtu është se ndodhi procesi i numërimit dhe ne po prisnim. Fletët e votimit po kalonin shumë shpejtë. Disa herë i tërhoqëm vëmendje numëruesit, por ai nuk dëgjoi dhe vijoi po njësoj.
Jemi këtu prej 24 orësh pa gjumë dhe nuk po kryejmë dot rolin që kemi. Në mënyrë të vazhdueshme e kontestuam dhe në disa momente ngritëm nivelin e zërit. Kërkuam që të ndalonte procesi i numërimit të ndalonte dhe ne e kishim të pamundur të shihnim votat.
Ajo që po ndodh me Diasporën është e paparë ndonjëherë. Që dje në orën 08:00, jemi pa gjumë. Mbi 12 orë po rrimë kot, sepse nuk po numërohen kutitë. Është e papranueshme kjo gjë që ka ndodhur”, u shpreh vëzhguesja e Lëvizjes Bashkë./tch
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus