Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga sheshi përpara selisë së Partisë Socialiste, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa vijon numërimi i qendrave të para të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, duke treguar se ndodhet pranë selisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Aktualisht kur janë numëruar 911 qendra votimi nga 5225 në të gjithë vendin, PS kryeson me 118213 vota ose 53.60%. Ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ndjek me 74355 vota ose 33.65%./Arbresh.info
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...