Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Behar Begaj i është bashkuar LVV-së në Prizren.
Në njoftimin për media thuhet se Begaj ka mbajtur postin e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Zhur, ndërsa bashkë me të LVV-së i janë bashkuar edhe një numër i bashkëpunëtorëve të tij, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Behar Begaj me bashkëpunëtorë i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike e organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.
Behar Begaj ka mbajtur postin e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie për katër mandate të njëpasnjëshme. Gjithashtu, ka qenë asamblist i Komunës së Prizrenit dhe kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi i dëshmuar politik ndër vite janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë rajon.
Së bashku me të, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike.
Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.
Mirë se vini në Lëvizjen VETËVENDOSJE!/Arbresh.info
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë