Një grup vendesh demokratike kanë miratuar formimin e Gjykatës Speciale për procedimin e krimit të agresionit ndaj Ukrainës, një gjest me simbolikë të fuqishme që shënon Ditën e Evropës, e cila do të përballet me sfida të jashtëzakonshme për të përmbushur misionin e saj.
Aprovimi, që konsolidon më shumë se dy vjet punë ligjore të ekspertëve, u nënshkrua të premten gjatë një vizite të ministrave të Jashtëm në Lviv, qyteti më i madh në perëndim të Ukrainës.
Eventi mblodhi të dërguar nga 40 shtete evropiane dhe jo vetëm, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal dhe ministri i Jashtëm Andrii Sybiha ishin gjithashtu të pranishëm.
Mungesa më e theksuar ishte ajo e Shteteve të Bashkuara, që kishin qenë shumë të përfshira në procesin e ngritjes së gjykatës gjatë administratës Biden, por që ndryshuan drejtim nën udhëheqjen e Donald Trump.
“Çdo milimetër i luftës së Rusisë është dokumentuar. Nuk ka hapësirë për dyshime në shkeljen e hapur që Rusia i bëri Statutit të OKB-së. Nuk ka vend për pandëshkueshmëri. Agresioni rus nuk do të kalojë pa u ndëshkuar,” deklaroi Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas.
Statuti mbi të cilin kanë rënë dakord anëtarët e koalicionit parashikon ngritjen e një gjykate me detyrën specifike të hetimit dhe procedimit të akuzës për krimin e agresionit, i përkufizuar si “përgatitja dhe ekzekutimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës”.
Krimi i agresionit është një krim kyç për të cilin hetohen personat që janë në krye ose që kontrollojnë shtetin agresor./euronews.al
Osmani takohet me ambasadoren amerikane, kërkon mbështetje p...
Përfundon protesta në Lipjan, kërkohet drejtësi për Agon Zej...
Nis protesta para stacionit policor në Lipjan për rastin Ago...
Vuçiq pas takimit me Ndihmës Sekretarin Amerikan: Dialogu, r...
Osmani thekson sërish: Trump tregoi lidership për ruajtjen e...
Policia konfiskon marihuanë dhe telefon gjatë kontrollit në ...