Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 34-vjeçarit dhe plagosjen e 30-vjeçares në “Rrugën B” në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’,për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë pohon është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik./Arbresh.info
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur