Një rrahje ka ndodhur më herët në qendër të qytetit të Podujevës.
Si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti/Arbresh.info/
Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...