Komuna e Prishtinës ka reaguar pas një ndërprerjeje të përkohshme të energjisë elektrike që ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, si pasojë e dëmtimit të dy shtyllave elektrike.
Me anë të një njoftimi në Facebook, komuna bëri të ditur se KEDS është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në këtë zonë, deri në sanimin e plotë të dëmtimit, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë.
“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e komunës.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se do të mbetet e angazhuar për menaxhimin dhe tejkalimin e çdo situate që ndikon në jetën e përditshme të banorëve./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje