Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar si një moment historik inaugurimin e fluturimit të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur i emocionuar që ishte dëshmitar i këtij momenti të rëndësishëm, duke nënvizuar se aeroporti është rezultat i punës së palodhur të kompanisë së tij, Mabetex, shkruan Arbresh.info.
“Një ditë historike për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë! Sot pata kënaqësinë dhe emocionin të jem dëshmitar i fluturimit të parë inaugurues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – një projekt që tashmë është bërë realitet falë përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme të kompanisë sonë, Mabetex,” ka shkruar ai.
Pacolli shtoi se ky projekt do të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik, në nxitjen e turizmit dhe në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me pjesën tjetër të botës./Arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci