Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren gjatë vazhdimit të hetimeve për një rast të mëparshëm të kultivimit të narkotikëve në këtë qytet.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 461 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1020 euro, 30 franga zvicerane dhe dy telefona mobilë. Të arrestuarit janë shtetas kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky zhvillim vjen si vazhdim i një aksioni të datës 23 prill 2025, kur në Prizren ishte zbuluar një laborator droge me rreth 200 bimë “Kanabis Sativa” dhe ishin arrestuar tre persona të tjerë.
Hetimet po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Prokuroria mbetet e përkushtuar në luftimin e narkotikëve dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Lexo edhe:
Zbulohet një laborator i drogës në Prizren, arrestohen tre persona
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...