I dyshuari për vrasjen e vajzës së tij 15-vjeçare dhe plagosjen e bashkëshortes dhe vajzës tjetër është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prizren.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij ka filluar në orën 14:30, ku Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zyrtari për informim i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.
Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim për veprat penale: “vrasje e rëndë”, “vrasje e mbetur në tentativë”, dhe “mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku i dyshuari, me veprimet e tij, dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij të mitur, si dhe ka plagosur bashkëshorten dhe vajzën tjetër./ Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
Krimi brenda familjes ndodhi në ora 5:30 të mëngjesit, Prokuroria jep detaje për rastin në Prizren
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...