Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një letre zyrtare i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që sa më parë ta konstituojnë Legjislaturën e IX-të, dhe pas konstituimit të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe urgjente për inicimin e nismës legjislative për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe të drejtat e zyrtarëve publikë.
Përmes letrës, IKD thekson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese uljen e shtesës së përvojës nga 0.5 në 0.25% e ka cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe kishte urdhëruar Kuvendin që deri më 1 gusht 2024 ta kthejë atë përqindje në nivelin minimal 0.5%, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Por, IKD thotë se Kuvendi nuk e zbatoi këtë aktgjykim, duke cenuar të drejtat e zyrtarëve publikë. Aty përmendet se në “Tempus”, gjykatësi Argzon Muça nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se brenda një dite janë dorëzuar rreth 2 mijë padi nga zyrtarët publikë të cilët po detyrohen të kërkojnë të drejtën e tyre përmes rrugëve gjyqësore.
“Me këtë rast, ju bëjmë thirrje juve dhe të gjithë deputetëve të Legjislaturës së IX-të që të ndërmerrni veprimet e nevojshme për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Posa të konstituohet Kuvendi, kërkojmë me urgjencë që të iniciohet nisma legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat e parashtruara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO79/23. Reagimi i shpejtë i Kuvendit në këtë drejtim nuk është vetëm përmbushje e një obligimi kushtetues, por njëkohësisht një akt i domosdoshëm për të ruajtur të drejtat sociale të punonjësve në sektorin publik”, thuhet në letër.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...