Ish-kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Friedrich Merz, i cili u zgjodh të martën si Kancelar i 10-të i Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai u është drejtuar të pranishmëve pas pranimit të detyrës.
“Mezi pres të punoj me të gjithë ju në këtë Dhomë në një frymë besimi. Për mua, ju nuk jeni vetëm punonjës, siç thashë, ju jeni edhe kolegë. Faleminderit shumë për bashkëpunimin”, është shprehur Merz në fjalën e tij pas pranimit të detyrës, shkruan “Tagesspiegel“.
Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.
Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.
Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6.
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve