Të shtunën nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.
Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...