Vetëplagoset një person në Drenas

09:09 | 4 Maj 2025
E.G

Një burrë është vetëplagosur dje në Drenas.

Siç njofton raporti 24 orësh, si pasojë e lëndimeve viktima është dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.

Sipas stafit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”

“Drenas 03.05.2025 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është vet-plagosur me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 9x19mm. Si pasojë e lëndimeve të mara, i dyshuari është dërguar në QKUK dhe sipas stafit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme