Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.
Osmani theksoi rëndësinë strategjike të këtij zhvillimi për diplomacinë kosovare.
Presidentja shtoi se përmes kësaj ambasade do të fuqizohen aleancat ndërkombëtare të Kosovës dhe do të mbrohen interesat e qytetarëve jashtë vendit.
“Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”, tha Osmani./Arbresh.info
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...