Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë marrë pjesë në një ceremoni donacioni në stacionin e Policisë së Kosovës në Kamenicë.
Donacionet e bëra nga KFOR-i për Policinë e Kosovës siç thuhet, kanë mundësuar përmirësimin e dhomave familjare që mbështesin viktimat e dhunës në familje. Ky investim synon të krijojë një ambient më të sigurt dhe më të përshtatshëm për rimëkëmbjen e viktimave.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të ekipit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...