Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës tremujore janar–mars 2025, janë ndaluar gjithsej 131 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimet janë kryer nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për të Mitur, ku prokurorët e shtetit kanë urdhëruar ndalimin për një afat prej 48 orësh ndaj të dyshuarve, për vepra të ndryshme penale të parashikuara me Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria bën të ditur se mesatarja mujore e ndalimeve për këtë periudhë është 43 persona në muaj.
Prokuroria Themelore në Pejë thekson përkushtimin e saj në luftimin e dukurive negative dhe të gjitha veprimeve që bien ndesh me ligjin, duke garantuar zbatim të plotë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten