Dy persona janë therur me thikë gjatë një përleshje mes disa personave në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”, ka deklaruar Borovci.
Ai bëri me dije se personat e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, teksa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka shtuar Borovci./Arbresh.info
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë