Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë nisur sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai i ka publikuar pamjet nga punimet, duke thënë se Inspektorati i Trashëgimisë ka ndaluar punimet në kundërshtim të plotë me ligjin, prandaj projekti do të realizohet, shkruan Arbresh.info.
Rama ka theksuar se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë.
“Projekti do të realizohet! Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, thuhet në postimin e tij./Arbresh.info/
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...