Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka njoftuar përmes një postimi në platformën X se duke filluar nga 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të përfshihen në listën e vendeve të përjashtuara nga regjimi i vizave për hyrje në Izrael për qëllime turistike.
Në njoftimin e saj thuhet se ky përjashtim vlen për të gjithë qytetarët që mbajnë një pasaportë të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Izraelin për turizëm.
Megjithatë, siç nënvizohet nga Ambasadorja Ziv, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) përpara se të udhëtojnë drejt Izraelit.
“Të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes. Një ETA-IL i miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë”, ka shkruar Ambasadorja Ziv.
Ajo ka bërë ditur se të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL, sipas ambasadores, është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet.
— Tammy Ziv ?? (@AmbTammyZiv) April 30, 2025
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...