Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës ka marrë vendim që të shtyhet për një afat të pacaktuar diskutimi publik për Draft-Rregulloren për taksën e akomodimit prej 1 euro në Komunën e Pejës, diskutim ky i ciliishte paraparë që të mbahej sot
Sipas një njoftimi të Komunës së Pejës, ky diskutim vjen si shkak i nevojës për takime tjera shtesë të përbashkëta me ekspert të turizmit dhe bizneset që ofrojnë akomodim në Komunën e Pejës.
“Dretoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se pas diskutimeve të shumta me ekspert të çështjes, stafin e inspektoratit dhe pas diskutimeve me ekspert të fushës së turizmit dhe sektorit privat të hotelerisë, kemi marrë vendim që konsultimi publik për Draft-Rregulloren për taksën e akomodimit në Komunën e Pejës, i datës 30.04.2025 të shtyhet për një afat të pacaktuar”, thuhet mes tjerash në vendimin e marrë nga kjo Drejtori.
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!