Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përplasur dy vetura.
Aksidentin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
“Sot rreth orës 15:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lendime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, tha ai./Arbresh.info
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...