Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot, me fillim nga ora 10:00, për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, një hap kyç drejt konstituimit të plotë të legjislativit të ri.
Kjo seancë pason atë të kaluarën, ku nuk u arrit të zgjidhet kryetarja e Kuvendit. Kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk mori besimin e mjaftueshëm nga deputetët. Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, propozimi u hodh poshtë, gjë që çoi në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari./Arbresh.info
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...