Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e shërbimeve postare, duke bërë shpërndarjen e dërgesave – gjobave të trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.
Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje do të filloj të zbatohet në Komunën e Gjilanit për gjobat që shqiptohen përmes identifikimit nga vetura me pajisje inteligjente, radarë mobil apo kamera statike dhe kamera të trupit, përcjell Arbresh.info.
“Ky projekt do të shtrihet edhe në komunat tjera të rajonit të Gjilanit për secilën komunë veç e veç, e gjithë kjo që secili Stacion Policor/Njësi Policore të fillojnë me dërgimin e gjobave në adresë të pronarit të mjetit përmes Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në vijim kemi paraqitur informacionet e shkurtëra se si do të zbatohet kjo marrëveshje;
Si do të dërgohen gjobat?
Përmes Postës së Kosovës
Përmes platformës e-Kosova
Çka duhet të dini?
Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...