Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë publik deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).
Ajo ka deklaruar një pagë vjetore neto prej 19,027 eurosh.
Në deklarimin e saj, Gërvalla ka përfshirë një gamë të gjerë të pasurive të paluajtshme, të trashëguara nga familja, përfshirë një truall prej 3,964 m² me vlerë 20 mijë euro, një arë prej 6,085 m² me vlerë 15 mijë euro, një pyll prej 2,122 m² të vlerësuar 10 mijë euro dhe një shtëpi 150 m² në vlerë prej 80 mijë euro.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar në emër të bashkëshortit një pyll 10,000 m², trashëguar pas vdekjes së babait, me vlerë 10 mijë euro.
Në pasurinë e luajtshme, Gërvalla ka deklaruar një veturë “Toyota” të blerë në vitin 2016 për 7 mijë euro, me të ardhura personale. Një tjetër “Toyota”, me vlerë 10 mijë euro, është në pronësi të bashkëshortit dhe është trashëguar në vitin 2023.
Ajo ka deklaruar edhe një “Mercedes Benz” të blerë jashtë vendit, me vlerë 16,500 euro, në emër të fëmijëve të saj./Arbresh.info



Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...