Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale.
“Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. Nuk e di nëse i bëni ndonjëherë analizë ndërgjegjes suaj. Unë nuk bëj vetëm batuta dhe ironi, bëj dhe ndonjë batutë dhe sarkazëm kundërshtarëve që nuk kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa e mbuluar me baltë”, tha Rama.
“Nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika dhe beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë. Kush nuk e ka gjuhën shpatë nuk duhet të futet në politikë, por kurrë duke cënuar familjen dhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës. Unë nuk kam ofenduar ansjë burrë dibran, kam thënë që gjysmat 56 për qind e grave dhe vajzave, kjo ëhstë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që në pasqyrat e kënetës çorodisin miletin, fakti që 56 për qind e grave dhe vajzave janë pjesa më e shëndetshme politikisht. Pse e kam thënë që janë çyryk politikisht, të shkohs në kënetën dhe të mos kuptosh momentin historic, ka një problem shumë të madh. Burrat dibranë që kuptojnë nuk janë fare të fyer”, tha Rama./abcnews.al
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...