Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar Finlandën, dhe ka falënderuar President Stubb për mikpritjen.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës , shkruan Arbresh.info
Bashkë me homologun finlandez, Osmani ka diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës.
“Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës – në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës . Gjatë vizitës time në Helsinki, diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës – në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët tanë”, u shpreh Osmani/Arbresh.info/
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së