Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke qarkulluar me shpejtësi prej 135 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë shqiptuar 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 3 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë./Arbresh.info/

Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?