Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Thiago Alcantara, ka lavdëruar Pedrin, duke e cilësuar atë jo vetëm si mesfushorin më të mirë në futbollin modern, por edhe si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë.
Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe njëri nga lojtarët kryesor të ekipit padyshim se është mesfushori Pedri.
Për lojën e tij me topin dhe organizimin e ndeshjes ai ka marrë lëvdata të mëdha nga ish-ylli spanjoll, Alcantara, i cili e ka cilësuar Pedrin si njërin nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht.
“Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Alcantara për yllin e Barçës.
“Unë e konsideroj atë jo vetëm mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, nëse jo më të mirën tani”, përfundoi ish-mesfushori.
Ndryshe, 22-vjeçari ka qenë brilant këtë sezon, teksa ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në La Liga.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...