Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së atasheut të mbrojtjes, me ç’rast kolonel Bekim Zejnullahu mori zyrtarisht këtë funksion të rëndësishëm nga atasheu i deritashëm nënkolonel Besim Gashi.
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike.
“Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global”, thuhet në njoftimin për media nga kjo ministri./Arbresh.info/


PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...