Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ku edhe ka shprehur ngushëllime.
Sipas Ramës, ai ishte një nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë.
“Ai ishte njëri nga kontribuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve, komunitetit akademik dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë