Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një operacion policor të koduar si “Operacionalja” në Kukës, ku u kap një kosovar, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, transmeton Klankosova.tv.
“Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.”
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...