Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, i shoqëruar nga dhjetëra simpatizantë të tij, për të bërë paraqitjen e radhës para oficerit të policisë gjyqësore, pasi mbi të rëndon ende masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo çka ra në sy ishte fakti se Berisha u fut në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke mbajtur në kokë kapelën që mban numrin 1, atë të cilin Partia Demokratike do e ketë në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 Majit, raporton A2CNN.
Sipas SPAK, që kërkon kalimin në gjykim të çështjes “Partizani”, për të cilën akuzohet ish-kryeministri, Berisha ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij,Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur në çështje për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 23 prill.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...