Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Makocit të Prishtinës dhe atë të Hallaqit të Vogël të Lipjanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në Makoc u masakruan 42 motra e vëllezër shqiptar ndërsa në Hallaq të Vogël u martirizuan 20 civil shqiptar, përcjell Arbresh.info.
Ai theksoi se të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria.
Postimi i plotë:
Pranvera e fundit në robëri ishte e përgjakur dhe e dhimbshme. Përballë terrorit të okupatorit, që nuk kurseu askënd, nga foshnja në djep e deri te plaku, UÇK-ja luftonte me vendosmëri në çdo cep të vendit, duke e turpëruar armikun nëpër fushëbeteja. I shtyrë nga mllefi për humbjet e pësuara në front, armiku hakmerrej mbi civilët e pafajshëm.
Më 20 prill 1999, vetëm në Makoc të Prishtinës, u masakruan 42 vëllezër e motra shqiptarë. Po atë ditë, në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit, u martirizuan 20 civilë shqiptarë, prej tyre 3 nga vende të tjera.
Të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria. Sot, çdo përpjekje e jona për ndërtimin e vendit ka motiv heroizmin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën sublime të martirëve tanë.
I përhershëm kujtimi për ta!/Arbresh.info
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...